Kryetari Muharremaj, ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe drejtori komunal i arsimit Remzi Bytyçi, kanë ftuar në takim të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj, fillimisht ka uruar të pranishmit për festën e Nëntorit dhe më pas ka fol rreth pagesës së udhëtimit të mësimdhënësve  që sipas të dhënave, kjo gjendje nuk po funksionon si duhet. Më pastaj kryetari është interesuar rreth funksionimit të laboratorëve dhe kabineteve me të cilat  janë pajisur Shkollat, sa po respektohet disiplina në shkollë, si është vijueshmëria e nxënësve në mësim dhe e mësimdhënësve gjithashtu, sa ka ngritje të cilësisë në arsim. Kryetari gjithashtu ka bërë të ditur se do të ndryshohet Rregullorja për bursa në të mirë të nxënësve dhe studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …