Kryetari Muharremaj, nis punën me inspektimin e punimeve në teren

Edhe të enjten si zakonisht, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka filluar punën në orët e para të orarit me inspektime të punimeve në teren. Ai është ndalur dhe ka takuar punëkryesit në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës rrugore. I ka pyetur ata se si po shkojnë punët dhe ka kërkuar që të punohet sipas dinamikës së paraparë me kontratë. Kryetari gjithashtu është interesuar për cilësinë e punimeve ashtu siç është kërkuar me rastin e fitimit të tenderit.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtuan dëshmorët e 5 prillit nga fshatrat Smirë dhe Lubishtë

Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999 sot në …