Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Cahit Irican

Kryetari i Komunës së Skënderajt z. Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin z. Sami Lushtaku, kanë pritur të martën në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Cahit Irican, me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe forcës paqeruajtëse në Kosovë, në fushën e sigurisë publike.

Kryetari Nura është shprehur falënderues për bashkëpunimin korrekt ndërmjet institucionit komunal dhe KFOR-it, derisa ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim, gjithnjë në interes të qytetarëve të komunës.

Në takim është diskutuar përveç tjerash edhe për situatën e sigurisë, për të cilën u vlerësua e qetë dhe e mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik për Agjendën e Kontratës Sociale

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit. …