Kryetari Përparim Rama priti në takim Ekrem Bardha, një nga personalitetet më të shquara të mërgatës shqiptare në SHBA

Kontributi, sakrifica dhe atdhedashuria e shqiptaro-amerikanëve janë të gdhendura në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ka shkruar në Facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama pas takimit me Ekrem Bardha, një nga personalitetet më të shquara të mërgatës sonë.

Bardha për dekada të tëra, me përkushtim e këmbëngulje të jashtëzakonshme, e ngriti zërin për Kosovën në institucionet më të larta amerikane.

Kryetari Rama e falënderoj për kontributin e një jete në shërbim të çështjes kombëtare, ndërsa në takim është diskutuar edhe për “Parkun Bardha”, i cili do ta përjetësojë në Kryeqytet emrin, veprën dhe dashurinë e tij të pakufishme për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt i bashkohet zërit të komunave të Kosovës për mbrojtjen e kompetencave dhe interesit të qytetarëve

Sot, perfaqësues të Komunës së Skenderajt, të prirë nga Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, …