Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Bujqësi, z. Rifat Stojkaj kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman në lëmin e bujqësisë, me anë të së cilës mbi 50 fermerë do të ndihmohen me sera.
Kryetari Ramosaj e ka falënderuar Drejtorin z. Solimani për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhe fermerët deçanas, i ka uruar për projektin!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
