Kryetari Ramosaj ka pritur në takim përfaqësuesit e agjencionit të menaxhimit emergjent

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e agjencionit të menaxhimit emergjent AME, Shefki Abdullahu dhe Kastriot Lajçi. Kryetari Ramosaj së bashku me komandantin e zjarrfikësve Besim Selmanaj kanë biseduar për gjendjen aktuale në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në Komunën e Deçanit, në vlerësimin e nevojave dhe mangësive për ngritjen e kapaciteteve për sigurinë maksimale të qytetarëve. Po ashtu kryetari Ramosaj e falënderoi z. Abdullahu dhe u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet zyrtarisht fushata turistike “Vera Thërret – Shqipëria të Mirëpret” nga Sharr Travel

Me rastin e Ditës së Verës, pronari i SHARR Travel dhe kryetari i Shoqatës së …