Kryetari Bashkim Ramosaj ka vizituar disa nga institucionet më të rëndësishme të arsimit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga drejtori komunal i Arsimit, z. Besnik Hulaj dhe zyratrë tjerë komunal, kanë vizituar disa nga institucioneve më të rëndësishme të arsimit në komunën e Deçanit.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj me respekt dhe admirim disa prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit në komunën tonë, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Tafil Kasumaj” si dhe shkollat në fshatrat Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Irzniq, Prilep dhe Gllogjan.

Në prag të fillimit të një viti të ri shkollor, dua t’i uroj nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit arsimor një vit plot suksese dhe arritje.

Ju falënderoj për përkushtimin dhe ju siguroj se mbështetja për arsimin do të mbetet prioriteti ynë, për të garantuar kushte të përshtatshme dhe një ambient të sigurt dhe stimulues për të gjithë nxënësit”, ka shkruar në rrjetin social facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …