Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata e parë e Gjimnazit ‘Vëllezërit Frashëri’ (1967–1971)”, një vepër që sjell në dritë historikun dhe rrugëtimin e parë të këtij institucioni arsimor në qytetin e Deçanit.
Autorët Musa Rizaj dhe Sadik Smajlaj kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në dokumentimin e kujtimeve, sfidave dhe sukseseve të gjeneratës së parë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë.
Kryetari Ramosaj i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, ish-mësimdhënësit, nxënësit dhe kontribuuesit që e bënë këtë ngjarje kaq domethënëse. Kjo monografi do të mbetet një testament i përkushtimit për dijen dhe arsimimin në komunën tonë, tha në fjalëne tij kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.