Kryetari Ramosaj priti në takim udhëheqësin e Agjencisë Zhvillimore Rajonale – Perëndim

Sot, Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj dhe shefin e Drejtorisë, z. Lendim Kuçi, pritën në takim udhëheqësin e Agjencia Zhvillimore Rajonale e Perëndimit, z. Sokol Luta.

Gjatë takimit u diskutua për ndryshimet e fundit në legjislacionin që rregullon funksionimin e agjencive zhvillimore rajonale, me theks të veçantë në rolin dhe kompetencat e komunave në kuadër të këtyre ndryshimeve. U vlerësua rëndësia e koordinimit institucional dhe harmonizimit të veprimeve, me qëllim të sigurimit të një zbatimi sa më efikas dhe në përputhje me interesat e zhvillimit ekonomik lokal.

Bashkëpunimi i Komunës me Agjencinë Zhvillimore Rajonale ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet në nivelin më të lartë, në funksion të realizimit të projekteve konkrete dhe fuqizimit të zhvillimit rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë …