Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar.
Ky lapidar do të jetë një shenjë e përhershme nderimi për ata që sakrifikuan jetën për lirinë tonë. Ai do të kujtojë brez pas brezi guximin, sakrificën dhe dashurinë për atdheun që dëshmorët tanë e dëshmuan me veprën më të madhe dhënien e jetës për vendin, tha me këtë rast kryetari Ramosaj.
Me këtë projekt, Komuna rikonfirmon përkushtimin që kujtesa për dëshmorët të ruhet me respekt dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë.