Kryetari Smajl Latifi ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë për nderë të festave të Nëntorit

Në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Ai ka falënderuar ambasadorin e nderuar, z. Petrit Malaj, për ftesën dhe pritjen e ngrohtë, dinjitoze dhe të mbushur me simbolikën e kësaj dite të shenjtë për shqiptarët kudo.

28 Nëntori na kujton gjithë madhështinë e rrugëtimit kombëtar, të sakrificave dhe idealeve që na kanë mbajtur të bashkuar ndër shekuj, ndërsa 29 Nëntori na rikthen te momenti kur qëndresa dhe guximi i popullit shqiptar përballë nazi-fashizmit e vulosën me dinjitet fitoren e lirisë.

Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë dhe 81-vjetorin e çlirimit nga nazi-fashizmi, ka shikruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë nisi përgatitjet për shënimin e festës së 28 nëntorit

Në Viti, u mbajt takimi i këshillit komunal për organizimin e manifestimit për nderë të …