leoni

Kryetari Smajl Latifi merr urime të shumta nga bashkëveprimtarë e qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, pas fitores së balotazhit në zgjedhjet e 9 nëntorit, ka pritur shumë qytetarë, bashkëveprimtarë e miq në zyrën e tij, të cilët i kanë uruar mandatin e ri qeverisëses për katër vitet e ardhshme.

“Po ndaj me ju disa momente nga këto ditë, gjatë të cilave kam pasur kënaqësinë të pres miq, bashkëveprimtarë e qytetarë të shumtë që më nderuan me urimet e tyre për fitoren në zgjedhjet për kryetar të komunës. Secili urim dhe çdo fjalë e mirë më ka dhënë forcë për përgjegjësinë që e kam. Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj! Vazhdojmë përpara, me punë konkrete dhe rezultate. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar kryetari Latifi në profilin e tij në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me qendër shëndetësore ndër më modernet në Rajon

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” …