Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim z. Kastriot Lajqi, kryesues i komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit diskutuan për situatën e krijuar nga reshjet e fundit dhe vërshimet në komunën e Rahovecit, si dhe për veprimet e ndërmarra nga komuna, përfshirë aktivizimin e komisionit komunal dhe të ekipit mbështetës për regjistrimin dhe vlerësimin profesional të dëmeve në terren.