Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026, nën kryesimin e Kryesuesit Komunal Selajdin Troni. Në takim prezantoi edhe Kryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe stafi ekzekutiv.
Anëtarët e kuvendit miratuan pikat e rendit të ditës:
Plani i punës së Ekzekutivit të komunës për vitin 2026;
Plani i punës i Kuvendit të Komunës për vitin 2026;
Propozim Vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi-KKSB;
Propozim Vendimi për themelimin e Komisionit komunal të Aksionarëve për KRM “Pastërtia” Sh. A- Njësia në Kaçanik;
Propozim Vendimi për miratimin e Raportit përfundimtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, në fshatin Ivajë;
Deklaratë mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike;
Propozim Vendimi për Ndryshim dhe Plotësim të Vendimit 01 Nr.060/01-31302/2025 të datës 30.12.2025 për aprovimin e listës së veçantë të pronave komunale të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim në vitin 2026.