Kuvendi i Komunës së Malishevës, shqyrtoi raportin e auditorit për vitin 2015

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi ka mbajtur mbledhjen e  shtatë të rregullt për këtë vit. Mbledhja ka filluar me një minutë heshtje në nderim për viktimat në Nice të Francës, ku humbën jetën mbi 80 qytetarë. Temë kryesore e mbledhjes, ishte shqyrtimi i raportit të auditorit të përgjithshëm për vitin 2015.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, gjatë shqyrtimit të këtij raporti, megjithëse thanë se llogaritet si raporti më i mirë deri më tani dhe ndoshta raporti më i mirë nga të gjitha komunat e vendit, thanë se rekomandimet e dhëna nga ana e auditorit, duhet të realizohen.

Anëtarët kërkuan sqarime për disa nga rekomandimet e auditorit, ndërsa për të gjitha këto pyetje, sqarimet para anëtarëve të kuvendit, i kanë dhënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtari kryesor financiar, Halil Shurdhaj.

Në këtë mbledhje, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka miratuar edhe dy kërkesa të qytetarëve, për ndërrim destinimi të tokës bujqësore, në tokë ndërtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …