leoni

Largohen shtatë deponi ilegale të mbeturinave në territorin e komunës së Ferizajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Ferizajt bashkë me punonjësit e palodhur të KRM “Pastërtia”, ka javë që ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në qytet dhe fshatra. Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në fshatrat si Mirosale, Sojeve, Gërlicë. Sipas zyrtarëve deri më tani janë larguar dy deponi të mëdha me mbeturina të ngurta, 4 deponi të mesëm, deponi të përziera dhe një deponi të vogël. Zyrtarët e DSHPE-së në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal janë në mbikëqyrje të situatës, duke u angazhuar për identifikimin e ndotësve, gjersa të njëjtën do të procedohen me gjobë për ndotjen e mjedisit. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me KRM “Pastërtia” ripërsërisin apelin që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave, gjersa rikujtojnë se për mbeturinat e ngurta, është e përcaktuar zona përkatëse në fshatin Dremjak. Aksioni do të vazhdojë edhe javën e ardhshme për heqjen e këtyre deponive, nëpër lokacione të ndryshme si në qytet, por edhe në fshatra.

May be an image of scraper

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …