Latifi dhe Haradinaj takojnë bujqit nga komuna e Rahovecit

Bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj vizituam bujkun e përkushtuar nga Rahoveci, Selami Haxhimustafa, për të vazhduar në një takim të organizuar me bujq e fermerë nga komuna jonë.

Duke e pasur prioritet bujqësinë, diskutuam për projektet e mëdha investive që kemi në plan t’i destinojmë në këtë sektor, në mandatin e ri qeverisës 2025-2029, duke filluar nga digjitalizimi i bujqësisë, subvenciomi i shumëanshëm i sektorëve bujqësorë, këshillimi falas me ekspertizë, rregullimi i rrugëve fushore, zgjerimi i bashkëpunimit me qendrat grumbulluese të perimeve dhe rrushit, mbështetje konkrete për sektorin e përpunimit, e shumë punë të tjera.

Komuna e Rahovecit, në vazhdimësi ka qenë përkrahësja më e madhe e bujkut rahovecas me mbështetje konkrete, siç janë: mekanizmi bujqësor, farërat e inputet e tjera, plehrat kimike, subvencionimi i qumështarëve, mbështetja konkrete për bletarët, blegtorët, konsulenca për aplikacione në grante, mbështetja me serra, e shumë angazhime të tjera të përbashkëta.

Por, puna e mbështetja për bujqit, nuk ndalet, por vetëm se do të rritet e do të bëhet edhe më konkrete për sektorët bujqësorë e bujqit tanë.

Faleminderit që na dëgjuat dhe që na përkrahni në vazhdimësi, ka shkruar në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ka përgatitur një plan të detajuar për ndërtimin e sheshit të qytetit

Komuna e Deçanit, ashtu siç e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Komunës, z. …