LEKAJ: VAZHDONI TË PUNONI FORT DHE TË LENI GJURMË NË INSTITUCIONIN KU PUNONI

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, me anë të një gjesti simbolik, duke ua dhuruar nga një lule, ua ka uruar ditën e gruas të gjitha grave që punojnë në MIT.

Lekaj tha se kontributi i tyre është tejet i rëndësishëm në këtë institucion dhe se ato do ta kenë përkrahjen e tij të vazhdueshme.

“Ju të nderuara gra, mos reshtni së kërkuari emancipimin tuaj. Vazhdoni të punoni fort dhe të leni gjurmë me vepra të mëdha në institucionin për të cilin punoni. Mua do të më keni përkrah gjithnjë. Gëzuar 8 Marsi!”, tha pos tjerash ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …