leoni

Leonita Morina nga Gexha diplomon në SHBA – Nderohet nga komuna për suksesin Akademik

Një kuadër i rrallë në Kosovë, para disa javësh ka diplomuar në studimet master në fushën: “Komunikim dhe Avokim (Shëndetësor)”, në Universitetin “James Madison” në SHBA.

Leonita Morina nga fshati Gexhë do të jetë një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë që me punë e përkushtim mund të kalojnë sfida dhe të triumfojnë në secilën fushë.

Kryetari Latifi, e nderoi Leonitën me mirënjohje me motivacionin:

“Për arritjet akademike dhe përfundimin me sukses të studimeve master në drejtimin ‘Komunikim dhe Avokim (Shëndetësor)’ në Universitetin ‘James Madison’ në ShBA, duke dëshmuar përkushtim dhe vlera që na bëjnë krenarë.”

Në emër të komunës dhe qytetarëve të komunës së Rahovecit, kryetari Latifi i dëshiroi Leonitës suksese të mëtejme në rrugëtimin e saj profesional dhe jetësor.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, diskutohet për pasqyrat financiare për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Është mbajtur mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila filloi …