Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes Postës së Kosovës

Të enjtën në Ferizaj u nënshkrua marrëveshje tripalëshe mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e shërbimeve postare – shpërndarja e dërgesave – gjobave të trafikut rajonal.

Kjo marrëveshje u nënshkrua mes Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Kryeshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe Avni Oruçi – Shef i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj. Sipas kësaj marrëveshje tash e tutje gjobat e trafikut do të shpërndahen përmes Postës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …