Në kuadër të aktiviteteve të festave të Nëntorit, Organizata e Veteranëvë të Luftës së UÇK-së- dega në Ferizaj së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Xhemile Murati – Shabani, vizituan shkollën e arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj, ku nga afër panë punimet artistike që do t’u dhurohen Familjeve të Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, në kuadër të aktivitetit “Mirënjohje për Lirinë” – një simbolikë e veçantë kushtuar të gjitha Heroinave të Familjeve të Dëshmorëve.
OVL-UÇK falënderon profesorët dhe nxënësit e shkollës për punën e tyre të vyer, si dhe Komunën e Ferizajt për gatishmërinë dhe mbështetjen e pandalshme në nderim të luftës së UÇK-së.
Ky aktivitet është vazhdimësi e nismës së mëhershme “Gratë që bënë histori”, ku u nderuan Veteranet e UÇK-së me dhurata simbolike, një mirënjohje modeste për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në lirinë që po gëzojmë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Shpërndarja e dhuratave do të bëhet më 28 Nëntor 2025, thuhet në njoftimin e Organizatës së Veteranëvë të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj.