Lubishta e Vitisë bëhet me fushë moderne sportive

Është finalizuar projekti i fushës sportive në Lubishtë të komunës së Vitisë, ku është bërë kompletimi i kësaj fushe me ç’rast është shtruar edhe me gomë.  Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar fshatin Lubishtë dhe ka takuar edhe nxënësit dhe personelin e shkollës, si dhe  banorët e këtij lokaliteti, të cilët i ka uruar për këtë projekt. “Kompletimi i fushës sportive, do të ndikoj në zhvillimin e aktiviteteve sportive, ku rinia e fshatit do të kenë mundësinë për të qenë aktiv sa i përket zhvillimit të garave. Një përparësi më shumë është edhe ajo që tani e tutje në këtë fushë mund të organizohen edhe manifestime e shënime të datave të rëndësishme. Projekti në fjalë është vazhdimësi e punëve që po bëhen në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sportit në komunën e Vitisë”, tha kryetari Haliti.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …