Lushtaku dhe Nura takim me banorët e Prekazit të Epërm dhe Mikushnicës

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku zhvilluan takime me banorët e fshatrave Prekaz i Epërm dhe Mikushnicë.

“Me entuziazëm të madh u pritëm sot në Prekaz të Epërm, në këtë vend ku çdo guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme!

Në këtë vend të qëndresës, u zotuam se do vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe ndershmëri deri në realizimin e secilit projekt të zotuar dhe jo vetëm.

Takimin e vazhduam në Mikushnicë, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët të cilët janë rreshtuar si gjithmonë krah nesh edhe për mandatin tonë të ardhshëm!

Së bashku, vazhdojmë me fitoren e radhës”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kandidati I PDK-së për kryetar të komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në takim Bashkim Krasniqin, President i Komitetit Organizativ të Kampionatit Evropian për Juniorë dhe Seniorë në Taekwondo,

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim z. Bashkim Krasniqi, President i Komitetit Organizativ të …