leoni

Malisheva me 8 gusht e gatshme për një mbrëmje historike për qytetarët dhe mërgatën

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati përmes profilit të tij në facebook ka ftuar të gjithë qytetarët dhe mërgatën që të premten, më 8 gusht, të bëhen pjesë e përurimit të punimeve në projektin më të madh zhvillimor të qytetit të Malishevës – Sheshi i Dëshmorëve, Nënkalimi dhe Parkingu Nëntokësor.

Në postim, kryetari Kastrati ka shkruar se ky investim është më shumë se infrastrukturë, është një hap përpara drejt një Malisheve më moderne dhe më të bukur për të gjithë.

Pas përurimit, është paraparë një koncert festiv me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, për të festuar së bashku.

Sheshi i Dëshmorëve, Malishevë

E premte, 08.08.2025 – ora 19:00

Malisheva Urbane Na Bashkon!

Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë video-adresimin e kryetarit të Malishevës z. Ekrem Kastrati.

https://www.facebook.com/ekremkastrati1970/videos/5049333345291269

Kontrolloni gjithashtu

Nexhmi Muçiqi rikthehet në krye të Shoqatës “Çamëria” Kosovë

Shoqata “Çamëria” – Kosovë ka mbajtur Kuvendin e Pestë zgjedhor  me ç’rast me vota unanime, …