Malishevë: 6 të shëruar dhe një rast i ri me covid

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevë, 6 persona janë shëruar nga covid-19 dhe është regjistruar një rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimi ne rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga kontakti me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë regjistruar 4260 raste, prej tyre 4157 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 16 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …