MBI 38 BIZNESE TË PËRFSHIRA – FUSHATA “VISIT DEÇANI” VAZHDON

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, z. Isuf Demhasaj, së bashku me Zyrën e Turizmit “Visit Deçani”, po vazhdojnë fushatën për promovimin e bizneseve lokale.

Gjatë ditëve të fundit janë realizuar vizita në terren, ku janë përfshirë mbi 38 biznese. Në kuadër të këtyre vizitave janë vendosur QR-kodet “Visit Deçani”, janë shpërndarë materiale promovuese dhe janë mbledhur informacione mbi ofertat dhe shërbimet e bizneseve.

Përmes kësaj nisme, bizneset kanë mundësinë të promovohen në fanpage-in “Visit Deçani”, me fotografi, video, lokacion, kontakte, orar pune dhe përshkrim të shërbimeve të tyre.

Fotografitë e publikuara paraqesin vetëm një pjesë të vizitave të realizuara. Fushata mbetet e hapur për të gjitha bizneset e interesuara nga sektori i gastronomisë, akomodimit, tregtisë, prodhimeve vendore, shërbimeve turistike dhe fusha të tjera.

Të interesuarit mund të paraqiten në Zyrën e Turizmit “Visit Deçani”, duke dorëzuar fotografi, video, lokacionin, kontaktet, orarin e punës dhe një përshkrim të shkurtër të shërbimeve të tyre.

Së bashku po e promovojmë Deçanin dhe po krijojmë më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kur puna matet, rezultatet flasin

Raporti i Performancës së Komunave 2025 i Ministrisë së Administratës së Pushteit Lokal (MAPL) e …