leoni

Mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit mbahet me 16 shtator

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 16 shtator 2021 duke filluar në ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për miratimin e Buxhetit për vitin 2022;
Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2022;
Informatë nga DKA-ja, për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022;
Informatë nga DSHPS-ja rreth situatës me Covid-19 në komunën e Rahovecit;
Informatë nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për përkrahjen e bizneseve në qira dhe taksa afariste komunale.
Shënim: Propozim dokumentet e kësaj mbledhje janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/…/sites/23/2021/09/shtator-2021.pdf.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …