Me 9 nëntor, vuloset fitorja jonë e plotë!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të enjtën ka mbajtur një takim me strukturat e Degës së AAK-së në Rahovec. Ai i ka falenderuar anëtarët për angazhimin dhe për përkrahjen e madhe të treguar më 12 tetor. Energjia dhe përkushtimi juaj ishin dëshmi e qartë e besimit dhe forcës sonë të përbashkët. Tani po mobilizohemi për 9 nëntorin, ditën kur do të vuloset fitorja jonë e plotë, ka thënë Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i cili në balotazh do ta ketë përball Ali Dulën nga Lëvizja Vetëvvendosje.

Latifi në rundin e parë fitoi 7673 vota (37.58%), derisa Dula i Vetëvendosjes mori 4868 vota (23.84%).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura kërkon shkarkimin e dy anëtarëve të KQZ-së, nga radhët e PDK-së

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka kërkuar shkarkimin e dy funksionarëve të Partisë Demokratike të …