MINISTRAT LEKAJ E NURKOVIC VIZITUAN URËN MË TË GJATË NË RAJON, E CILA PO NDËRTOHET NË AUTOUDHËN “ARBËN XHAFERI”

Ministrat Lekaj e Nurkovic së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, kanë vizituar urën që po ndërtohet në autoudhën “Arbën Xhaferi”, e cila është një nga urat më të gjatat në rajon dhe një nga vlerat më të mëdha infrastrukturore në vendin tonë. Ministri Pal Lekaj, duke e vlerësuar lartë gatishmërinë e ministrit të Malit të Zi, Osman Nurkovic, në thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe përkrahjen e pa rezervë që Mali i Zi ka dhënë dhe po jep për Kosovën tha:“Ne sot i vizituam punimet në urën më të gjatë në Ballkan, 5.7 kilometra e gjatë. E përgëzoj kompaninë për punën dhe standardin e krijuar në rajon. Ne na duhet bashkëpunimi me Republikën e Malit të Zi dhe ky bashkëpunim do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e korridoreve. E falënderojë ministrin dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin edhe në takime dhe samite të ndryshme që kemi pasur jashtë vendit dhe mbështetjen e fuqishme të Malit të Zi që Kosova të integrohet në organizmat ndërkombëtarë”, tha ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Ministri Nurkovic duke iu adresuar gazetarëve tha se mbetet i fascinuar me cilësinë dhe  vlerën e projekteve që po implementohen në Kosovë. “E falënderoi ministrin Lekaj për pritjen dhe sigurisht që jam i fascinuar me atë që e pashë sot këtu. Uroj që kjo punë cilësore të përfundojë brenda afateve dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që ndërtime me cilësi të tillë të vazhdojnë edhe në drejtim të Malit të Zi, gjë për të cilën edhe kemi biseduar në takimet e sotme”, tha ministri i Malit të Zi, Osman Nurkovic.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …