Ministri Bytyqi vizitoi shkollën amerikane në Prishtinë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar Shkollën Amerikane në Prishtinë(American School of Kosova ) me ç’rast është pritur nga bashkë drejtuesit , Shannon Bruce Ramaka dhe Ardian Hoxha. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të shohë nga afër rrjedhën e procesit edukativo arsimor nga niveli parashkollor deri në klasën 12. Gjatë vizitës në këtë shkollë, ministri Bytyqi vizitoi disa klasa mësimi ku pa nga afër punën teorike dhe praktike me nxënës, të cilët sipas menaxherëve janë të 21 nacionaliteteve të ndryshme ku mësimi  zhvillohet në gjuhën angleze. Ministri Bytyqi, me këtë rast u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë institucion prestigjioz dhe theksoi se, kjo shkollë është vlerë e shtuar e sistemit të arsimit në Kosovë, ku mësimi zhvillohet me metodat më bashkëkohore, në kushte shumë të mira për një arsim cilësorë. Drejtoresha Shannon Bruce Ramaka dhe Hoxha , e informuan ministrin Bytyqi që kjo shkollë ndanë 100 bursa për nxënës të jashtëm, të cilët aplikojnë në bazë të konkursit çdo vit dhe të njëjtit i nënshtrohen testit të dijes , ndërsa 20 bursa motivues i ndanë për nxënësi që tregohen të suksesshëm në kuadër të kësaj shkolle. Sipas drejtorëve Bruce Ramaka dhe Hoxha interesimi për tu shkolluar në këtë institucion është jashtëzakonisht i madh, ndërsa këtë vit janë përfshirë gjithsej 467 nxënës, për edukimin dhe arsimimin e të cilëve kujdesen 55 mësimdhënës. Në këtë institucion aplikohet mësimi tërë ditor, në kuadër të të cilit përfshihen edhe aktivitete jashtëshkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …