Ministri Gashi prezantoi prioritetet e MKRS-së në Këshillin Kombëtar për Investime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, ku në kuadër të Listës Prioritare për Projekte në Sektorin Social, foli për projektet prioritare të sektorëve që udhëheq MKRS-ja. Në këtë takim të rëndësishëm u vlerësua në përgjithësi se Duke pasur parasysh se investimi në projekte infrastrukturore është qenësor për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, në kuadër të takimit u tha se investimi në projekte infrastrukturore nacionale e rajonale do ta shkurtojnë dukshëm rrugën e anëtarësimit në BE dhe rrjedhimisht do të jemi në shërbim të mirëqenies së qytetarëve tanë. “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Listës Prioritare të Projekteve në Sektorin Social ka të përfshira tre projekte të rëndësishme infrastrukturore sikurse ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Futbollit, Shenjëzimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Përmirësimi i infrastrukturës në Sektorin e Trashëgimisë Kulturore. Projektet e lartcekura janë pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe njëherazi prioritete të përcaktuara dhe me dokumentet tjera strategjike sektoriale”, tha ministri Gashi. Ai më tutje shtoi se ndërtimi i Stadiumit Kombëtar i cili është paraparë të ketë vlerën e 65 milion eurove, do të ndërtohet në Sankoc, Komuna e Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …