MINISTRI LEKAJ E KOLONEL AHMETI BISEDOJNË PËR NGRITJEN E BASHKËPUNIMIT LIDHUR ME SIGURINË RRUGORE

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim delegacionin e përbërë nga Drejtori i Divizioni të Komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Kolonel Sheremet Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin rrugor, Major Jeton Rexhepi. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ku të dy këto institucione kanë rol të rëndësishëm. Ministri Lekaj ka falënderuar Kolonel Ahmetin dhe Major Rexhepin për vizitën dhe për përkushtimin e tyre që siguria në trafikun rrugor të ngritët në nivele më të larta në të ardhmen, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, përkitazi me mundësitë e saj në këtë drejtim. Në fund të takimit ministri Lekaj e ka siguruar Kolonel Ahmetin se bashkëpunimi nuk do të mungoj dhe se ai duhet të jetë reciprok dhe efektiv ndërmjet dy institucioneve që t’u jepet zgjidhje këtyre ngecjeve, në mënyrë që të ofrohen shërbime dhe siguri maksimale në trafikun rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …