MINISTRI LEKAJ PRITI DREJTORIN E KOMPANISË GJERMANE LAMMERS

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u takua me udhëheqësin e kompanisë gjermane Lammers, Andreas Lammers. Arsyeja e takimit të Lammers me ministrin Lekaj, ishte gjetja e mundësive të depërtimit të fuqisë punëtore të Kosovës, në shtetin gjerman, pasi siç e theksoi edhe Lammers, Gjermania ka nevojë për njerëz të zellshëm dhe punëtorë si kosovarët. Duke u munduar të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, Ministri Lekaj përmendi anët pozitive të fuqisë punëtore të Kosovës, në njërën anë, kryerja e shërbimeve me çmim shumë të lirë dhe në anën tjetër, aktivizimi i punëtorëve të rinj të Kosovës nëpër vendet perëndimore, në këtë rast në Gjermani. Gjatë këtij takimi, gjithashtu u fol edhe për procesin e stërzgjatur të marrjes së vizave të punës, në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Duke u munduar të ndërmjetësojë, në mënyrë që kjo procedurë të kryhet brenda një afati të arsyeshëm kohor, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj njoftoi Drejtorin Lammers, se edhe kompania e tyre mund të luaj një rol të rëndësishëm sa i përket kësaj çështjeje, pasi çdo gjë që lidhet me fuqinë punëtore të Kosovës dhe me investimet në Kosovë, është edhe në interes të shtetit gjerman dhe jo vetëm kosovar. Duke e parë Kosovën si një alternativë të mirë për investime në infrastrukturë, si dhe duke treguar interesim për marrëveshje për punësim të kosovarëve në Gjermani, Lammers shprehu respekt për punën e deri tanishme të shqiptarëve në Gjermani edhe pse sipas Lammers, të rinjve kosovarë u duhet edhe përgatitje profesionale. Ndërkaq Ministri Lekaj falënderoi Drejtorin e kompanisë Lammers, Andreas Lammers, për interesimin e tij, si dhe pohoi se Kosova tanimë është duke punuar në shkollimin profesional të rinjve dhe se shteti ynë do të jetë çdoherë mikpritës për të gjitha kompanitë e huaja dhe vendore, të cilat duan të investojnë këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …