Ministri Reçica ka takuar Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka takuar Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi dhe Sekretarin, Hasan Berisha. Në këtë takim është diskutua rreth gjendjes së pensionistëve në vend dhe reformës së sistemit pensional që është ndërmarrë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Përpjekjet tona për trajtim të dinjitetshëm të pensionistëve tanë po shtohen në vazhdimësi me veprime konkrete. Ofrova gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Lidhjen e Pensionistëve në përmbushjen e kërkesave të tyre, brenda mundësive tona si institucion, ju ka thënë pensionistëve ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …