Ministri Shala vizitoi Universitetin Urbaniana dhe arkivin e Propaganda Fides në Itali

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Itali, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ka vizituar Universitetin Urbaniana dhe Arkivin e Propaganda Fides.

Ministri Kujtim Shala është takuar me zëvendësrektorin Lorella Congiuniti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit specifik dhe konkret ndërmjet institucioneve të Kosovës të fushës së kulturës dhe Universitetit Urbaniana e Arkivit të Propaganda Fides.

Ministri Shala dhe zëvendësrektori Congiuniti mes tjerash biseduan për modalitetet e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe për mundësitë që studentët e Kosovës të bëjnë studime në këtë universitet.

Po ashtu, në këtë takim ndërmjet ministrit Shala dhe zëvendësrektorit Congiuniti u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e publikimeve dhe u shtrua nevoja për formimin e një grupi të përbashkët hulumtues që do të merrej me hulumtimin e dokumenteve të shumta që gjinden për Kosovën dhe shqiptarët në arkivin e pasur të Propaganda Fides, meqë kjo arkivë është shumë e pasur me dokumente për Ballkanin dhe veçmas për shqiptarët.

Mes tjerash, në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e digjitalizimit të dokumenteve të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët në këtë arkiv, dhe të dyja palët shprehën interesim për të punuar në të ardhmen në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …