Ministri Zharku nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kamenicës.

 Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzat Sinani.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Kamenicës.

Ministri Zharku theksoi se ministria e Infrastrukturës, është duke vazhduar që të realizojë projekte të shumta duke bashkfinancuar me komunat.

Në fund të takimit ministri Zharku dhe kryetari Sinani nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Kamenicës.

Sipas kësaj marrëveshje vlera e realizimit të tyre do të jetë 50 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i këshillit organizativ për nderë të 17 SHKURTIT, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot, në ambientet e Komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e nënkryetarit, z. Betim Zllanoga, është …