leoni

Ministri Zharku nënshkroi marrëveshje me komunën e Gjilanit për investime në Infrastrukturë

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku nënshkroi marrëveshje me komunën e Gjilanit për investime në Infrastrukturë

Sipas kësaj marrëveshjeje, Ministria e Infrastrukturës do të financojë në Gjilan projektet infrastrukturore në zonën urbane dhe rurale me shumën prej 3.7 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka shprehur zotimin se dikasteri i tij do të ketë kujdes të veçantë për Gjilanin në investimet në infrastrukturë edhe në të ardhmen, meqë në të kaluarën ka qenë qytet i anashkaluar në investime.

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen, ndërkaq ka shtuar se gradualisht po përmbushet zotimi për heqjen e lloçit dhe të vadave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …