Brickos

Ministria e Infratsrukturës e hapur për organet e drejtësisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.

Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundëshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Prandaj, Ministri Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …