Mitrovica nikoqire e takimit biznesor “Spring International Women Entrepreneurship”

Përkrahur nga komuna e Mitrovicës, OJQ “Prishtina Rea” dhe 2B2,  në parkun e biznesit në Mitrovicë u organizua një takim me përfaqësues të bizneseve të ndryshme që drejtohen nga femrat.

Në këtë takim morën pjesë gra ndërmarrëse nga komuna e Mitrovicës, një delegacion i Odës Ekonomike Tregtare të grave nga qyteti Kogjeli nga Turqia, përfaqësues të Asociacionit të  grave ndërmarrëse të Shqipërisë, Malit të Zi  dhe Oda Ekonomike e Shkupit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka përshëndetur gratë ndërmarrëse, duke ju dëshiruar qëndrim të këndshëm në Mitrovicë dhe duke ju uruar suksese në punë e tyre që bëjnë.

Drejtori për bujqësi dhe zhvillim, rural Nasuf Aliu, prezantoi disa pika potenciale të  zhvillimit ekonomik të cilat i ka komuna e Mitrovicës, e që e bëjnë atë të veçantë nga qytetet tjera.

Ai ju tha grave ndërmarrëse se Komuna e Mitrovicës ka  parkun industrial për zhvillimin e bizneseve, rajonin e Shalës së Bajgores për zhvillim të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit, pastaj gjigantin industrial “Trepça” dhe resurse të tjera potenciale për zhvillimin e bizneseve në shumë sektorë.

“Ky takim është i një rëndësie të veçantë, sepse gratë ndërmarrëse nga Mitrovica mund të krijojnë ura lidhëse të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave nga çdo veprimtari, me koleget e tyre nga vendet prej nga ato vijnë”, tha ai.

Gratë ndërmarrëse nga Turqia dhe viset tjera ishin shumë të kënaqura me mikpritjen e ofruar dhe informatat që morën për zhvillimi e ndërmarrësisë në Mitrovicë. Ato vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e grave ndërmarrëse të Mitrovicës për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Më pastaj të gjitha gratë ndërmarrëse së bashku vizituan shtypshkronjën Viprint në parkun industrial, ku nga pronarët u njoftuan për punën e suksesshme që është duke u bërë aty.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …