MKRS dhe Komuna e Prizrenit nënshkruajnë dy memorandume për investime në kulturë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit kanë nënshkruar dy memorandume të ndara bashkëpunimi për investime të përbashkëta në fushën e kulturës.

Memorandumi i parë ka të bëjë me projektin e adaptimit të ish shkollës, në shtëpi të kulturës në Randobravë, Prizren, projekt për të cilin MKRS do të investojë gjithsejtë 34,665 €.

Kurse, memorandumi i dytë i bashkëpunimit parasheh projektin e ndërtimit të një  qendre kulturore boshnjake në Prizren, për të cilin MKRS ndanë mjete financiare në vlerë prej 337,054.32€.

Gjatë nënshkrimit të memorandumit, të pranishëm ishin zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Hoti, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi.

Nga të dyja palët u tha se investimet në kulturë nëpërmjet këtyre dy projekteve të mëdha kane rëndësi të veçantë dhe i kontribuojnë zhvillimit të kulturës në këtë qytet, si dhe synojnë zhvillimin infrastrukturorë në fushën e kulturës.

U tha gjithashtu se projektet e tilla të përbashkëta në fushën e kulturës por edhe në fusha tjera duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëpërmjet bashkëpunimeve të radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …