MKRS-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Hebreje-Bet Izrael Kosova.

Nëpërmjet këtij memorandum, MKRS-ja dhe Bashkësia Hebreje-Bet Izrael Kosova, janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit, në avancimin e marrëdhënieve miqësore mes dy popujve dhe thëllimin e bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Po ashtu, ky memorandum, ka për qëllim që të mundësojë që objektet e trashëgimisë kulturore të popullit dhe të kulturës hebraike që gjenden në territorin e Kosovës, të evidentohen si të tilla, dhe njëkohësisht të shtohet përkujdesja për objektet e lartpërmendura, duke përfshirë marrjen e masave për ruajtjen dhe shfrytëzimin e tyre.

Po ashtu, nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen për ngritjen e Qendrës Kulturore Hebraike në Prishtinë dhe për Sinagogë.

Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi me këtë bashkësi në Kosovë në fusha me interes të përbashkët për kulturën, sportin dhe trashëgiminë kulturore, por edhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Ndërsa Ruzhdi Shkodra, kryetar i kësaj bashkësie e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë kësaj bashkësie, dhe njëkohësisht u shpreh se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …