MKRS

MKRS-ja nuk ka shkelur asnjë kriter

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dëshiron të sqarojë opinionin publik se nuk ka shkelur asnjë kriter të thirrjes publike për përkrahje të projekteve kulturore. Shkrimi sotëm i botuar në gazetën Koha Ditore, me titull “Ministria shkel kriteret e konkursit me përkrahjen e projekteve filmike” i gazetarit Shaban Maxharraj, është i pavërtetë, tendencioz dhe si i tillë tenton të njollosë punën që MKRS-ja po bën për kulturën e Kosovës.

Ne, siç kemi bërë të ditur, kemi pasur një thirrje publike, ndërsa vlerësimet për projektet kulturore, janë bërë nga komisionet profesionale që i ka formuar Departamenti i Kulturës dhe në përkim me Rregulloren për Subvencionim në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit.

MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha mediet, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës dhe në dobi të opinionit publik, por jo me ato që për qëllim kanë keqinformimin dhe dezinformimin e opinionit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …