MKRS organizon takim informues për standardet dhe procedurat e financimit të organizatave sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar një takim me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe federatat sportive të cilat zhvillojnë aktivitete sportive në vendin tonë. Takimi ka për qëllim prezantimin e standardeve dhe procedurave të financimit të organizatave sportive nga ana e MKRS-së. Në takim u prezantuan edhe raporti përshkrues i projektit/programit lidhur me zhvillimin e politikave programore në sport si dhe dokumentet e reja përcjellëse të cilat federatat duhet t’i plotësojnë për mënyrën e re të financimit të tyre. Me theks, përfaqësuesit e organizatave sportive u udhëzuan se si duhet plotësuar raportet vjetore për blerjet mbi 500 euro. Ministri Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në hapjen e takimit u shpreh se këtë organizim e konsideron si ngjarje të rëndësisë së veçantë për sportin dhe të arriturat sportive në Republikën e Kosovës. Ministri Gashi ka folur edhe për rritjen e buxhetit në sport dhe investimet kapitale ku MKRS për vitin 2018 ka paraparë shumë investime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …