Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori, Dr. Shpëtim Robaj

Institucionet komunale në Malishevë në krye me kryetarin Ekrem Kastrati, Organizata e Veteranëvë të Luftës së UÇK-së – Dega në Malishevë si dhe punonjësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë nderuar kujtimin e mjekut dëshmor, Dr. Shpëtim Robaj.

Në postimin e tij në facebook, kryeatari Kastrati ka shkruar:

Sot nderuam kujtimin e mjekut dëshmor, Dr. Shpëtim Robaj, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Ai që shëronte jetë, dha jetën për lirinë e vendit dhe sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë me krenari mban emrin e tij. Emri dhe vepra e tij do të jetojnë përjetë në zemrat e popullit tonë.

Lavdi dëshmorit Dr. Shpëtim Robaj dhe gjithë dëshmorëve të kombit, ka shkruar kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim, imamin e Xhamisë Qendrore në Shtime, Isa ef. Tërshanin

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …