Në fshatin Bubavec është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të Mentor Maliq Kryeziu, i vrarë gjatë Masakra e Kralanit.
Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë, bashkëfshatarë dhe përfaqësues institucionalë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se kujtimi për viktimat e luftës është obligim i përhershëm institucional dhe shoqëror. “Sakrifica e tyre është themel i lirisë sonë dhe ne do të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta nderojmë këtë kujtesë historike,” u shpreh ai.
Ndërsa kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, theksoi se historia dhe sakrifica e të vrarëve gjatë luftës duhet të kujtohen dhe të përcillen brez pas brezi, duke kërkuar njëkohësisht drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.
Mentor Maliq Kryeziu ishte nga Bubaveci i Malishevës dhe ishte vetëm 18 vjeç kur u vra gjatë luftës në Kosovë, më 1999, në Kralan të Gjakovës. Akademia përkujtimore u mbajt për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij.
Në emër të familjes, prindi Maliq Kryeziu, i ka falënderuar pjesëmarrësit, si dhe ka evokuar momentet e masakrës në Kralan, ku ishte i ishte marrë djali i tij nga duart dhe ishte vrarë!