Në Ferizaj mbahet seminar me temën ”Abuzimi seksual i fëmijë”

”Abuzimi seksual i fëmijë”, është tema e seminarit që po mbahet sot në Ferizaj, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Në këtë seminar, të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, si dhe  Albion Sherifi, shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës.

Pjesëmarrësit tjerë të këtij seminari ishin psikolog të shkollave, përfaqësues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare,  përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale si dhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Arsimit Bashkim Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …