Në Ferizaj u hap edicioni i 7-të i Panairit të Librit

Ferizaj ka mirëpritur të martën fillimin e Panairit të Librit – Ferizaj 2025, një ngjarje tashmë tradicionale që këtë vit shënon edicionin e saj të shtatë me radhë.

Panairi organizohet nga Klubi Letrar “De Rada” – Ferizaj, me mbështetje të plotë nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Ferizajt.

Ky aktivitet kulturor zhvillohet në kuadër të programit “Ditët e Mërgatës – Ferizaj 2025”, duke ofruar mundësi për dashamirët e librit të takohen me autorë, botues e lexues, si dhe të pasurojnë bibliotekat e tyre me botimet më të reja.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri të premten në mbrëmje, më 8 gusht 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …