Dje u mbajt Panairi i Punësimit ku qindra vende pune u ofruan për të rinjtë ferizajas, sot u mbajt Panairi i Artizanateve, ku kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka vizituar dhe ka takuar dhjetëra biznese që janë mbështetur me grante nga Fondi për përkrahje të bizneseve e të cilat prezantuan punimet e tyre artizanale, të punuara me shije e dashuri të veçantë. Ferizaj i ngjarjeve me peshë për ekonominë e mirëqenien është investimi ynë, objektivat e së cilës po i realizojmë përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka thënë kryetari Aliu.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
