Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta, sot në fshatin Stubëll e Poshtme u bë vendosja e gurthemelit të kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Rexhep Bislimi. Në këtë solemnitet, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj ngjarje që ju kushtohet këtij dëshmori. “Jemi mbledhur këtu, në vendlindjen e tij, për të përkujtuar jetën dhe veprën e njërit prej bijve më të shquar të Stubllës dhe të mbarë Kosovës. Rexhepi ishte biri i kësaj toke që gjithmonë ka lindur burra të fortë, të pathyeshëm dhe të palëkundur në dashurinë për atdheun, ” u shpreh kryetari Haliti. Ai poashtu tha se në ditët më të vështira për Kosovën, kur errësira e pushtimit rëndonte mbi vendin tonë, dëshmori në fjalë iu përgjigj thirrjes së lirisë duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari Haliti foli edhe për rëndësinë e këtij memoriali. “Ky memorial, gurthemelin e të cilit e vendosim sot, do të ngrihet jo vetëm si një vepër përkujtimore në gur e beton, por si një simbol i gjallë i qëndresës dhe i sakrificës. Do të jetë një vend ku gjeneratat e reja do të ndalen për të reflektuar, për të mësuar se liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë, dhe se ky çmim është jeta e dëshmorëve tanë, ” tha kryetari Haliti.

Përndryshe nga një fjalë rasti mbajtën edhe: ish komandanti i brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” të Zonës Operative të Karadakut, Selami Neziri, bashkëluftëtari dhe ish ambasador i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe djali i dëshmorit, Fisnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj së shpejti me Stadium të Ri të Qytetit

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij …