Në komunën e Rahovecit ka filluar aksioni për heqjen e deponive ilegale. Aksioni do të vazhdojë derisa të eliminohen të gjitha deponitë ilegale në territorin e komunës së Rahovecit duke falënderuar kompaninë EAE-NJAZ për heqjen e dy deponive në mënyrë vullnetare! Ambientet dhe hapësirat e pastruara dhe ato që do të pastrohen, do të jenë të mbrojtura me ligj dhe do të ndëshkohet cilido qoftë që tani e tutje hedh mbeturina vend e pavend! Në pjesët ku janë duke u larguar deponitë ilegale, do të shtohet inspektimi nga Drejtoria e Inspekcionit dhe do të pasojnë dënime të rënda për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende dhe hapësira të gjelbra.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
